Zaev-Stoltenberg: Maqedonia e Veriut mbetet e përkushtuar drejt proceseve euro-atlantike

Mos i humb

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, sot kanë zhvilluar një bisedë telefonike me ç’rast shkëmbyen mendime për vendimin e Bashkimit Evropian (BE) për ta anuluar fillimin e negociatave për anëtarësimin e vendit në Union.

Në njoftimin qeveritar thuhet se “kryeministri Zaev ia përcolli sekretarit Stoltenberg disponimin e qytetarëve të vendit për gabimin historik të BE-së për të mos aprovuar negociatat e pritura për anëtarësim si dëshpërues dhe frustrues, kundrejt faktit se Republika e Maqedonisë së Veriut përmbushi të gjitha kushtet”.

“Kjo nuk duhet dhe nuk do të ndikojë në realizimin e qëllimit të dytë prej dy qëllimeve më të mëdha strategjike të shtetit, anëtarësimin në BE dhe zbatimin e reformave deri në fund për t’i implementuar vlerat evropiane në të gjitha institucionet tona, në të gjitha poret e jetesës sonë”, theksoi Zaev në bisedën me sekretarin Stoltenberg.

Më tej thuhet se kryeministri Zaev në bisedën me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg falënderoi për mbështetjen e NATO-s në integrimet euro-atlantike dhe theksoi se Maqedonia e Veriut mbetet e përkushtuar në rrumbullakimin e procesit për anëtarësim të plotëfuqishëm në Aleancë, si zgjedhje e saj strategjike dhe sovrane që të jetë anëtarja e 30-të e radhës.

Zaev e informoi sekretarin Stoltenberg për rezultatet e takimit të liderëve tek presidenti i shtetit Stevo Pendarovski dhe për pajtueshmërinë e dakorduar të përbashkët për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme më 12 prill të vitit të ardhshëm.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit