Turqia kap në Siri një person shumë të rëndësishëm të DAESH-it

Mos i humb

Ministri i Punëve të Brendshme të Turqisë, Suleyman Soylu deklaroi se operacionet antiterroriste po vazhdojnë dhe njoftoi se kohët e fundit kanë kapur një njeri shumë të rëndësishëm të DAESH-it në Siri.

Suleyman Soylu mbajti një fjalim në “Seminar për Trajnimin e Vazhdueshëm të Rojeve të Sigurisë” në Van.

Në fjalën e tij, ministri Soylu theksoi se Gjermania dhe Holanda deklaruan se do t’i marrin terroristët e DAESH-it së bashku me familjet dhe fëmijët e tyre.

“Ne presim të njëjtin bashkëpunim, të njëjtën afërsi dhe të njëjtin qëndrim konstruktiv nga vendet e tjera. Prandaj, nëse ne do të luftojmë së bashku kundër terrorizmit, atëherë të gjithë duhet t’i marrin terroristët që janë shtetasit e tyre. Ne nuk jemi partnerë të terroristëve të askujt dhe nuk jemi bujtinë e tyre”, bëri të ditur ministri Soylu.

Ai gjithashtu tha se në kuadër të procesit të luftës kundër terrorizmit kohët e fundit kanë kapur një njeri shumë të rëndësishëm të DAESH-it në Siri, ndërsa shtoi se marrja në pyetje e terroristit vazhdon.

Gjatë fjalës së tij ministri Soylu u ndal edhe në luftën kundër organizatës terroriste gyleniste FETO.

“Lufta kundër FETO-s po vazhdon me vendosmëri të njëjtë. Ne nuk do të heqim dorë deri në shfarosjen e plotë të FETO-s pa marrë parasysh se kush dhe çfarë thotë. Gjatë ditëve të ardhshme do të ndërmarrim një operacion shumë të rëndësishëm kundër FETO-s”, deklaroi Soylu.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit