
Pas përfundimit të operacioneve të kërkim shpëtimit në Durrës, një tjetër operacion kryhet në qytetin bregdetar, i goditur rëndë nga tërmeti i një jave më parë.
IKMT në bashkëpunim me ekipet xheniere të Forcës së Armatosura kanë nisur shembjen e pallateve të klasifikuar si të pabanueshëm nga lëkundjet e forta të një jave më parë, të tërmetit me magnitudë 6.4 righter.
Një prej pallateve, ky që shihni në foto do të shembet nga ekipet xheniere të Forcës së Armatosura me shpërthim të kontrolluar. Në videon e publikuar nga Ministria e Mbrojtjes, shihen ekipet e FA të cilët po hapin gropat në mur për vendosjen e lëndës plasëse.














