Ironia e Manjanit: Godinat i rrëzoi korrupsioni i opozitës dhe parashikimi i Metës

Mos i humb

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, përmes një postimi në rrjetet sociale, nuk i ka kursyer ironitë sa i takon situatës pas tërmetit.

Në këtë linjë, Manjani shkruan se godinat që ranë nga tërmeti i rrëzoi korrupsioni i opozitës dhe parashikimi i presidentit Ilir Meta.

Po ashtu ish-ministri pohon se javën që vjen qytetarët do të binden se nuk ka pasur fare tërmet.

MESAZHI I MANJANIT

Bëni qejf edhe këtë jave, se javën tjetër do bindeni të gjithë që ska patur tërmet.???
Godinat e rëna i rrëzoi korrupsioni i opozitës dhe parashikimi i Ilir Metës.
Kush nuk bindet me këtë logjikë, të shkojë me këmbët e veta në polici. Ti bëjë ca ditë izolim. Burgu është bërë si ushtria, për t’u bërë është!!!
Fjala nuk ban mort, por sot t’fut burg!

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit