
Në luftimet e dala mes forcave afgane të sigurisë dhe militantëve taliban në provincën Gor kanë humbur jetën 3 pjesëtarë të forcave të sigurisë.
Prefekti i provincës Gor, Gulam Nasir Hazi në prononcimin e tij të bërë për media deklaroi se gjatë operacionit që forcat afgane të sigurisë kryen ndaj talibanëve në nënprefekturën Devletyar u jetua një përleshje e armatosur.
Hazi bëri të ditur se gjatë këtyre luftimeve janë vrarë 3 pjesëtarë të forcave të sigurisë, ndërsa u plagosën 9 të tjerë. Ai gjithashtu bëri të ditur se në këto luftime janë neutralizuar 23 militantë talibanë.
Prefekti Hazi theksoi se si rezultat i operacionit janë pastruar disa fshatra të kontrolluar nga talibanët.
Nga radhët e talibanëve ende nuk u bë ndonjë prononcim në lidhje me çështjen.
Ndërkaq në një sulm të armatosur të kryer në provincën Herat në perëndim të Afganistanit janë vrarë 3 policë.
Policët, të cilët ishin me detyrë në zonën nr. 10 të qytetit, janë vrarë në një sulm me armë nga personat e panjohur.
Ndërkohë që në këtë sulm humbën jetën 3 policë autorët e sulmit u arratisën nga vendi i ngjarjes.
Bëhet e ditur se ende askush nuk e mori përsipër përgjegjësinë për sulmin në fjalë.


