Kryeministri Johnson nuk humb kohë, parlamenti voton Brexit të premten

Mos i humb

Qeveria planifikon të kërkojë nga deputetët britanik, që të votojnë për projekt-ligjin e Brexit të Boris Johnson, të premten.

Zëdhënësi i kryeministrit, thotë se qeveria po planifikon në “mënyrën e duhur kushtetuese”, të fillojë procesin e votimit në parlament, para Krishtlindjeve, raporton BBC.

Projekt-ligji i ‘Marrëveshjes së Tërheqjes’ është legjislacioni që do të bëjë të mundur që Brexit të ndodhë dhe Mbretëria e Bashkuar do të largohet nga BE në 31 janar.

Shumë nga 109 deputetët e rinj Konservatorë, fituan në zonat e mbajtura tradicionalisht nga Laburistët në zgjedhjet e së enjtes, duke siguruar një shumicë prej 80 vendesh.

Z. Johnson gjithashtu pritet të kryejë një mini riorganizim të kabinetit të tij.

Ai ka nevojë për të plotësuar postet e lëna bosh, nga ata që u larguan para zgjedhjeve të përgjithshme, përfshirë postet e kulturës dhe sekretarit uellsian.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit