
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është shprehur sot pas seancës së konstituimit të Kuvendit të ri, ka dhënë një deklaratë të shkurtër për mediat.
Kurti është shprehur se sot kanë treguar një qytetërim demokratik, pasi kanë themeluar institucionet e reja dhe shpreson që të kalohen të gjitha pengesat.
“Kuvendi është tempulli i demokracisë dhe ligjvënies. Prandaj, jam i bindur që me këtë hap kemi treguar një lloj qytetërimi demokratik sepse për dallim nga legjislatura e gjashtë, ne nuk kemi bllokuar konstituimin e institucioneve. Me dashamirësinë dhe me interesin e përgjithshëm para çfarëdo interesi tjetër besoj që do t’i tejkalojmë të gjitha pengesat dhe të kemi edhe qeveri të re ashtu siç patëm edhe Kuvend të ri. Ne jemi në kontakt të rregullt. Me siguri që do të kemi komunikim, bashkëpunim dhe takime”, tha Kurti.


