
Vetëm 48 orë kanë mjaftuar që Kina të transformojë një godinë boshe në një spital ku do të kurohen të prekurit me koronavirus.
Spitali afër Wuhanit ka një kapacitet prej 1000 shtretërish dhe u hap pasi spitalet e tjera nuk mund të përballonin numrin e lartë të pacientëve të infektuar me virusin vdekjeprurës.
Në këtë spital do të kurohen vetëm personat e prekur me koronavirus pasi nëse do të ndodhte në një spital tjetër, atëhere spitali do të ishte si një burim virusi për shkak se virusi po transmetohet lehtë me shpejtësi të madhe, shkruan ballkanweb.
Ndërkohë brenda qytetit Wuhan po punohet nga themelet për të ngritur një spital të ri vetëm për koronavirusin dhe do të quhet spitali Huoshenshan.


