Spanjë, konfirmohet personi i parë i prekur me koronavirus

Mos i humb

Konfirmohet personi i parë i prekur me koronavirus në Spanjë.

Një person në La Gomera, një nga ishujt Kanarie të Spanjës, është diagnostikuar me koronavirus.

Lajmin e ka bërë të ditur ditën e djeshme Ministria Kombëtare e Shëndetit e Spanjës.

“Pacienti ishte pjesë e një grupi prej pesë personash që ishin në kontakt me një person të infektuar me virusin e ri ndërsa ishte në Gjermani”, tha ministria në një deklaratë.

Ndërkohë, njëzet e një qytetarë spanjollë që u evakuuan nga Wuhan ditën e premten janë nën karantinë në një spital në Madrid.

Zyrtarët e shëndetësisë thanë se deri më tani nuk po raportonin simptoma të virusit.
Nga ana tjetër, numri i të vdekurve nga ky virus ka shkuar në 259, ndërsa i të prekurve në më shumë se 12 000 në të gjithë botën.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit