Kina njoftoi se do të ulë gjysmën e tarifave, për më shumë se 1.700 produkte të importuara nga Shtetet e Bashkuara, duke shtuar kështu shpresat se lufta e kushtueshme tregtare mes dy vendeve po shkon drejt fundit.
Në këmbim të kësaj, Shtetet e Bashkuara pranuan të heqin disa tarifa të vendosura ndaj mallrave kineze. Pekini shfaqi shpresën se të dy vendet do t’i përmbahen marrëveshjes tregtare, dhe ta zbatojnë atë për të rritur besimin e tregut, forcimin e tregtisë dypalëshe dhe ndihmën për rritjen ekonomike globale.
Masa vjen në një kohë kur ekonominë e Kinës po e rrethojnë shqetësime të mëdha nga efektet që ka pasur mbi të shpërthimi i koronavirusit që ka marrë mbi 500 jetë njerëzish. Ekziston po ashtu frika, se kriza mund të ngadalësojë rritjen ekonomike në nivel global.


