Kroaci, 37 persona të prekur nga koronavirusi

Mos i humb

Klinika “Dr. Fran Mihaljeviç” ka konfirmuar pesë raste të reja të të prekurve nga koronavirusi, kështu që numri i pacientëve të konfirmuar deri më tani me COVID-19 në Kroaci ka shkuar në 37.

Selia Kombëtare e Mbrojtjes Civile konfirmoi në një konferencë të rregullt për shtyp se gjithsej 37 persona janë infektuar me koronavirus në Kroaci.

Këto janë pesë raste të reja nga dje, kurse anëtarët e stafit thanë se ato ishin të gjitha raste të importuara ose persona me kontakte të ngushta me rastet e njohura.

Dy raste të reja janë regjistruar në Osijek, dhe nga një në Sisak, Varazhdin dhe Zagreb.

Avokatja e Popullit për fëmijë Helenca Pirnat Dragiçeviç komentoi rastin e një fëmije të prekur, duke thënë se fëmijët janë grup i cenueshëm dhe se është e rëndësishme të mos zbulohen informacione ose të zbulohet identiteti i fëmijës.

Nga këta 37 pacientë, një raportohet të jetë shëruar, duke pasur parasysh që ajo ishte ndër të parat që kishte kontraktuar koronavirusin në Kroaci.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit