Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, ka deklaruar se vendi i tij do të fillojë me prodhimin e respiratorëve vendas për të luftuar përhapjen e koronavirusit të ri (COVID-19).
Në një konferencë për media në Ankara, Koca u shpreh se po luftojnë për të patur sa më pak humbje në jetë në këtë epidemi që ka prekur gjithë botën.
Ai tha se solidariteti që shfaqën vendi i tij kundër koronavirusit “thuajse nuk ka shembull në botë”.
Koca po ashtu bëri të ditur se vendi i tij ka raste pozitive të koronavirusit mes punonjësve të shëndetësisë.