Ushtarët e Izraelit kanë arrestuar 10 palestinezë në Bregun Perëndimor.
Në një deklaratë me shkrim nga ushtria e Izraelit thuhet se “Në orët e mbrëmjes janë arrestuar 10 palestinezë në Bregun Perëndimor, me dyshim se janë përfshirë në akte terroriste”.
Forcat izraelite shpesh kryejnë bastisje në shtëpitë e Kudsit Lindor dhe Bregut Perëndimor, që ndodhen nën pushtim, duke arrestuar palestinezët me pretendime të ndryshme./Rtv Islam/


