Bizneset private në Kosovë që nga sot nuk paguajnë TVSH pa e shitur mallin

Mos i humb

Që nga sot, bizneset private në Kosovë nuk do të paguajnë TVSH-në ende pa e shitur mallin e tyre, pasi që nga 1 janari i këtij viti ka filluar implementimi i politikave të reja fiskale.

Këtë e bëri të ditur ministri i Financave, Bedri Hamza pas një takimi që pati me përfaqësues të Asociacionit të bizneseve në Kosovë, ku u bisedua për politikat e reja fiskale dhe ndikimin e tyre të të bërit biznes.

Ministri Hamza tha se politikat e reja fiskale kanë hyrë në fuqi që nga 1 janari i këtij viti, ndërsa në strategjinë e politikave fiskale është edhe kalimi i TVSh-së nga kufiri në brendi, gjë që do të ndikojë pozitivisht për sektorin privat në vend.

Ai theksoi se tashmë ka mbetur që bizneset të marrin dokumentet e nevojshme në mënyrë që më pas të lirohen nga lënda bazë.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gerxhaliu, tha se agjenda ekonomike nuk ka alternativë dhe se është jashtëzakonisht e rëndësishme që po krijohen kushte për zhvillimin e sektorit privat, përkatësisht sektorin prodhues.

“Ajo çka e bën të veçantë këtë proces është fakti se në projeksionet buxhetore është paraparë rritja dhe mbështetja në arsim, teknologji e të tjera, që tregojnë hapa të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik”, tha ai.

Kryetari i Odës Amerikane në Kosovë, Arian Zeka tha se derisa shteti po krijon lehtësira, është përgjegjësi edhe për bizneset që të jenë pjesë e përgjegjësisë kolektive.

Ndërkaq, kryetari i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Astrit Panxha, tha se masat e marra janë shumë të rëndësishme, porse ka ende për t’u bërë. Teksa theksoi se çdo euro e kursyer nënkupton rritje të investimeve dhe rritje të mirëqenies./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit