Irani ankohet në OKB, akuzon SHBA-të për ndërhyrje në punët e brendshme

Mos i humb

Irani është ankuar në Kombet e Bashkuara (OKB) kundër SHBA-së të cilën e fajëson për përfshirjen e saj në çështjet e brendshme lidhur me protestat e vazhdueshme në vend.

Përfaqësuesi i Përhershëm i Iranit në OKB, Gholamali Khoshroo në një letër dërguar Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres dhe Këshillit të Sigurimit të OKB-së ka thënë: “Qeveria e SHBA-së ka rritur në mënyrë të pakuptueshme veprimet e ndërhyrjes në punët e brendshme të Iranit me pretekstin e mbështetjes së demonstratave. Presidenti amerikan Donald Trump dhe Zv/presidenti Mike Pence kanë inkurajuar iranianët me veprime provokuese me postime të shumta pa kuptim në Twitter”.

Duke akuzuar SHBA-në për shkeljen e të drejtës ndërkombëtare dhe parimeve të Konventës së OKB-së, Khoshroo ka bërë thirrje që të dënohen deklaratat e administratës së Trump-it lidhur me Iranin.

Ndërkohë Trump në lidhje me zhvillimet në Iran kishte thënë se, “Unë respektoj popullin e Iranit që po përpiqet të rimarrë qeverinë e tyre të korruptuar. Kur të vijë koha, do të merrni mbështetje të madhe nga SHBA-të”.

Protestat në Iran filluan më 28 dhjetor 2017, pasi një grup demostruesish u mblodhën në qytetin Meshhed për të protestuar kundër kostos së lartë të jetesës, papunësisë dhe korrupsionit në vend.

Në një kohë të shkurtër protestat u shndërruan në demonstrata kundër regjimit dhe u përhapën në shumë qytete të Iranit, si Teheran, Kermanshah, Sanandaj, Zanjan, Shiraz, Qom, Ahvaz, Zahedan, Erak dhe Hurrem Abad.

Gjatë protestave në Iran është njoftuar se të paktën 24 persona kanë humbur jetën deri më tani ndërsa më shumë se 1.000 demonstrues janë arrestuar.

Ndërsa Komandanti i Gardës Revolucionare të Iranit, Mohammad Ali Jafari, në një fjalim ditën e djeshme në televizionin shtetëror të Iranit deklaroi se “kanë marrë fund protestat e zhvilluara në ditët e fundit kundër regjimit të vendit”./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit