Ministri i Jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu, dhe homologu i tij italian, Luigi Di Maio, realizuan një bisedë telefonike,(AA).
Burimet diplomatike thanë se biseda është realizuar me kërkesë të kryediplomatit italian Di Maio.
Di Maio ka falënderuar homologun e tij turk Çavuşoğlu për mbështetjen dhe bashkëpunimin që Turqia i ka ofruar Italisë në luftën kundër përhapjes së koronavirusit.