SHBA, në Central Park ngrihet spital i ndihmës së parë kundër COVID-19

Mos i humb

Në kuadër të luftës kundër pandemisë së koronavirusit të ri (COVID), në Central Park të New York në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), është ngritur spital i ndihmës së parë, (AA).

Spitali fushor është ngritur në parkun e famshëm pasi që New York është shndërruar si epiqendra e koronavirusit në SHBA-të.


Numri i njerëzve në SHBA që kanë vdekur nga koronavirusi ka shkuar mbi 3.000, sipas të dhënave të publikuara të hënën vonë nga Universiteti Johns Hopkins.

Sipas universitetit, janë konfirmuar 163.429 raste, ndërsa SHBA lufton për të frenuar përhapjen e virusit.

Pas shfaqjes për herë të parë në Wuhan të Kinës dhjetorin e kaluar, koronavirusi i ri, i njohur zyrtarisht si COVID-19, është përhapur në rreth 200 vende dhe rajone në gjithë botën.

Më shumë se 777.000 raste janë raportuar në të gjithë botën, ndërsa mbi 37.000 njerëz kanë humbur jetën dhe mbi 164.000 janë shëruar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit