Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Holandë është rritur 1.039, pasi në 24 orët e fundit jetën kanë humbur 175 persona.
Sipas të dhënave të fundit të Institutit Shtetëror për Shëndetësi dhe Mjedis pranë Ministrisë së Shëndetësisë, numri i rasteve me COVID-19 në Holandë është rritur me 845, për të shkuar nga 11.750 në 12.595.
Gjithsej 4.712 deri më tani janë shtruar në spitale, 722 vetëm në 24 orët e fundit.
Ndërkohë, Fondacioni Kombëtar për Vlerësimin e Kujdesit Intensiv njoftoi se 1.068 pacientë gjenden në repartet e kujdesit intensiv.