Maqedoni e Veriut, rritet në 10 numri i të vdekurve nga COVID-19

Mos i humb

Ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe, në konferencën e rregullt për media tha se në 24 orët e fundit është regjistruar një rast i ri i vdekjes nga COVID-19, me çka numri i përgjithshëm i vdekjeve në vend është rritur në 10

“Për fat të keq kemi edhe një rast të ri të vdekjes. Ajo është një pacientе 65 vjeçarе me sëmundje të shumta të mëparshme të mushkërive, hipertension, diabet, sëmundje kronike të zemrës”, tha Filipçe.

Ai infmormoi se në Klinikën e Sëmundjeve Infektive në Shkup janë hospitalizuar 59 pacientë. Ministri theksoi se prej pacientëve të hospitalizuar, 12 janë në gjendje më të rëndë shëndetësore, prej të cilëve 5 pacientë janë vendosur në aparate për frymëmarrje.

Ministri Filipçe tha se janë diagnostifikuar 25 të infektuar të rinj, me çka numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara është rritur në 354.

“Në 24 orët e fundit, janë regjistruar 25 raste të reja të pacientëve me koronavirus në vendin tonë. Sipas qyteteve, në Shkup 7, Kumanovë 7, Prilep 2, Tetovë 5, Strugë 2, Gjevgjeli 1 dhe Koçani 1 pacient. Me këtë, numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostikuar në vendin tonë është 354”, tha Filipçe.

Sipas tij, numri i përgjithshëm i testeve për COVID-19 të realizuara në Maqedoninë e Veriut është 3.775.

Filipçe shtoi se pozitive me COVID-19 ka rezultuar edhe një paciente që ka ndërruar jetë në spitalin e Strugës, të cilës i është marrë mostër pasi ka ndërruar jetë, duke shtuar se priten rezultatet e një rasti të ngjashëm nga Manastiri.

Kujtojmë se Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar disa masa për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, duke përfshirë edhe orë policore në të gjithë territorin e vendit nga ora 21:00 deri në ora 05:00. Gjatë ditëve të fundjavës, ora policore është nga ora 16:00 deri në ora 05:00.

Më 18 mars, presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, shpalli gjendje të jashtëzakonshme në të gjithë vendin, me qëllim lehtësimin e luftës kundër përhapjes së koronavirusit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit