Në Gjermani numri i vdekjeve nga koronavirusi i ri (COVID-19) tejkalon numrin e vdekjeve në Kinë.
Sipas të dhënave në gazetën Tagesspiegel të cilat janë përpiluar nga të dhënat e ministrive shëndetësore të rajoneve, departamenteve lokale shëndetësore, kompanisë Risklayer dhe Institutit të teknologjisë Karlsruhe thuhet se në Gjermani me 301 vdekje të reja në 24 orët e fundit numri gjithsej i vdekjeve ka arritur në 3.495 duke kaluar Kinën, në të cilën janë shënuar gjithsej 3.342 vdekje.
Ndërsa me 2.138 raste të reja numri gjithsej i rasteve të infektimeve me COVID-19 në vend ka arritur në 132.210.
– Në Gjermani janë shëruar 68.100 persona
Në Gjermani janë shëruar 68.100 persona të cilët më parë kanë qenë të diagnostikuar me COVID-19.
Ndër të tjera Bavaria theksohet se është rajoni më i prekur në vend me 34.812 raste dhe 991 të vdekur.
COVID-19, i cili për herë të parë u shfaq dhjetorin e kaluar në qytetin Wuhan në rajonin Hubei të Kinës është përhapur në mbarë botën duke u shndërruar në pandemi. Deri më tani në mbarë botën janë regjistruar mbi 2 milionë raste me COVID-19, kanë humbur jetën 126.755 persona dhe 484.597 janë shëruar.


