Një polic në Korçë është plagosur me mjet prerës, saktësisht thikë.
Bëhet fjalë për efektivin Spartak Zotka.
Mësohet se shkak i plagosjes ka qenë një gjobë e vendosur prej efektivit ndaj autorit të ngjarjes. Zotka, punonjës i rendit është goditur me thikë në pjesën e fytyrës, teksa ngjarja në fjalë ka ndodhur në qendër të Korçës.