Autoritetet shëndetësore në Oman dhe Bahrein sot konfirmuan raste të reja të koronavirusit të ri (COVID-19).
Ministria e Shëndetësisë së Omanit tha se janë regjistruar 98 raste të reja me COVID-19, duke e rritur numrin e përgjithshëm në 2.735, përfshirë 12 vdekje dhe 858 shërime.
Po ashtu, Ministria e Shëndetësisë së Bahreinit regjistroi 62 raste, duke e çuar numrin në gjithsej 3.533.
Shteti i Gjirit ka raportuar 8 vdekje nga virusi dhe 7.744 shërime.
Pas shfaqjes në Kinë dhjetorin e kaluar, COVID-19 është përhapur në të gjithë botën. Evropa dhe SHBA aktualisht janë rajonet më të goditura.


