Në Indi ku po përhapet me shpejtësi pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19), sot janë konfirmuar 3.900 raste të reja.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Familjare të Indisë, numri i rasteve në vend është rritur në 46.476. Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 3.900 raste ndërsa 195 persona e kanë humbur jetën nga virusi.
Numri i përgjithshëm i të vdekurve arrin në 1.571.


