Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka informuar se në 24 orët e fundit janë shëruar 64 persona nga COVID-19, me çka numri i përgjithshëm i të shëruarve është rritur në 1.200.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë regjistruar 22 raste të reja, me çka numri i të infektuarve në vend është rritur në 1.664.
Ministria nuk ka bërë të ditur për vdekje të reja, ndërsa gjithsej 91 persona në Maqedoninë e Veriut kanë humbur jetën nga COVID-19.
Sipas të dhënave të ministrisë, në Maqedoninë e Veriut kanë mbetur vetëm 373 raste aktive me COVID-19.
Në 24 orët e kaluara janë kryer 145 teste, me çka numri i përgjithshëm i testeve të kryera arrin në 19.241.


