Spanjë: 123 vdekjet e shënuara në 24 orët e fundit janë shifra më e ulët e vdekjeve ditore që nga 18 marsi

Mos i humb

Ministria e Shëndetësisë së Spanjës ka përditësuar shifrat lidhur me rastet dhe vdekjet nga COVID-19 në vend, ku ka njoftuar se 123 vdekjet e shënuara në 24 orët e fundit janë shifra më e ulët e vdekjeve ditore që nga 18 marsi. Kjo ka tërhequr vëmendjen se shifra e vdekjeve në 3 ditët e fundit është nën 200 dhe se kjo ulje është në vazhdim.

Ministria ka njoftuar se sipas testeve PCR numri i rasteve gjithsej është rritur në 227.436 me 373 rastet e regjistruara në 24 orët e fundit.Në anën tjetër thuhet se ka arritur në 137.139 numri i të shëruarve tek të sëmurët e diagnostikuar me COVID-19.

  • Gjysma e Spanjës kalon në fazën e dytë të normalizimit Gjysma e Spanjës ka kaluar në nivelin 1, që është faza e dytë e normalizimit në kuadrin e kalendarit gradual për normalizim që qeveria ka përcaktuar për të lehtësuar efektet ekonomike dhe sociale të COVID-19 në vend.

Theksohet se 11 nga 17 administratat autonome në vend përfshirë edhe qytetet Ceuta dhe Melilla të cilat ndodhen në territoret e Marokut, por që janë të lidhura me Spanjën kanë kaluar plotësisht në nivelin e parë, ndërsa Madridi në të cilin COVID-19 është vërejtur intensivisht është administrata autonome e vetme që është ndaluar plotësisht të kalojë në fazën e dytë.

Në qytetet që kanë kaluar në fazën e dytë janë hapur në mënyrë të kufizuar dyqanet, hotelet, muzetë, libraritë, ambientet për adhurimet fetare si dhe restorantet dhe baret që kanë tarraca.
Ndërkohë është vërejtur se një pjesë e madhe e hoteleve dhe disa dyqaneve kanë preferuar të qëndrojnë të mbyllur në ditën e parë të fazës së dytë me arsyetimin se “nuk do të ketë kërkesa dhe se do të jetë me humbje”.

Qytetarëve u është bërë thirrje që të vendosin maska dhe të tregojnë kujdes në distancimin social në vendet publike të hapura dhe ambientet e mbyllura.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit