Kritikat për rihapjen e vendit janë politike

Mos i humb

I pyetur gjatë një interviste në rrjetin “Fox Business” të transmetuar mëngjesin e sotëm nëse ai beson se kritikët e tij duan të shkojnë në zgjedhjet presidenciale nën ekonominë e mbyllur, Trump tha: “Po, unë besoj. Unë mendoj se kjo është një çështje politike”.

Në pyetjen e moderatores Maria Bartiromo nëse rihapja “sa më shpejtë që të jetë e mundur” do të vinte paratë përpara jetës, Trump u kthye pas duke thënë se amerikanët pajtohen me të.

“Njerëzit që duan të shohin të ndodhin gjërat e duhura, ata pajtohen me mua. Ne duhet ta hapim vendin tonë”, tha ai. “E dini, nëse do t’u takonte disa njerëzve, le ta mbajmë të mbyllur për një kohë të gjatë dhe të shikojmë Shtetet e Bashkuara duke u zhytur. Nuk do të ndodhë. Asnjëherë nuk do të ndodhë nën mbikëqyrjen time”, shtoi Trump.

Ai theksoi se se nuk pajtohet me dr. Anthony Fauci, drejtorin e Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, për masat e nevojshme për rihapjen e shkollave.

“Ne duhet t’i hapim shkollat, duhet ta bëjmë vendin tonë të hapur, ne duhet ta hapim vendin tonë. Tani duam ta bëjmë atë në mënyrë të sigurt, por gjithashtu duam ta bëjmë atë sa më shpejt të jetë e mundur. Nuk mund të vazhdojmë kështu. Ju tashmë keni zhurmë në rrugë, nuk mund të lejojmë këtë. Ne duhet të hapim vendin. Unë nuk jam plotësisht dakord me të lidhur me shkollat”, tha Trump.

Presidenti amerikan mbrojti argumentin e tij duke thënë se të rinjtë janë “shumë pak të prekur” nga pandemia.

Fauci i tha Senatit në fillim të kësaj jave se mund të ketë pasoja “serioze” nëse shtetet nuk ndjekin udhëzimet për rihapjen gjatë pandemisë së koronavirusit dhe e bëjnë hapjen shumë shpejtë.

Ai paralajmëroi në mënyrë të veçantë se nuk ka përgjigje të qartë se si të rihapen sistemet e ndryshme shkollore të vendit, duke thënë se nuk ka gjasa që vaksina të jetë e gatshme deri në vjeshtë.

Ndërsa aftësia e testimit të SHBA-ve ngre akoma shqetësime të shumë ekspertëve dhe politikanëve, Trump tha se ata e kanë “Më të mirin në botë, nga FAR!”

SHBA-të janë vendi më i goditur nga pandemia me gati 1.4 milionë raste dhe më shumë se 84.100 viktima, tregojnë të dhënat e Universitetit “Johns Hopkins”.

Që kur u shfaq në Kinë dhjetorin e kaluar, virusi është përhapur në mbarë botën, duke infektuar mbi 4.36 milionë njerëz ndërsa 297.500 kanë vdekur. Në përgjithësi, më shumë se 1.55 milionë njerëz janë shëruar nga COVID-19.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit