Në 24 orët e fundit në Francë janë regjistruar 96 viktima nga koronavirusi i ri (COVID-19), me çka numri i përgjithshëm i vdekjeve nga ky virus në vend është rritur në 27.625.
Ministria franceze e Shëndetësisë njoftoi se në 24 oët e fundit, vdekjet në spitale ishin 78, ndërsa vdekjet në shtëpitë e pleqve ishin 18. Numri i përgjithshëm i vdekjeve në spitale është 17.412, ndërsa në shtëpitë e pleqve 10.223.
Bazuar në shifrat e fundit, në ditën e fundit është regjistruar një rënie e viktimave nga koronavirusi krahasuar me një ditë më parë.
Gjatë ditës së fundit po ashtu janë regjistruar 372 raste të reja me koronavirus, me çka numri i përgjithshëm i rasteve të zbuluara me këtë virus është rritur në 372.
Numri i të shëruarve nga koronavirusi po ashtu shënoi një rënie me 429 pacientë, duke shkuar në 19.432, ndërsa aktualisht2.132 pacientë po trajtohen në kujdes intensiv.
Pasi për herë të parë u shfaq dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpërthimn e ka shpallur pandemi globale.
Sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins me qendër në SHBA, numri i të infektuarve me COVID-19 ka tejkaluar shifrën 4.5 milionë, me pothuajse 310 mijë të vdekur dhe mbi 1.6 milionë të shëruar.


