Brazili dhe Meksika raportojnë vdekje të tjera nga COVID-19

Mos i humb

Ndërsa koronavirusi i ri vazhdon të godasë Amerikën Latine, numri i vdekjeve në Brazil tejkaloi shifrën 36 mijë, kurse në Meksikë ky numër ka arritur në 13.500.

Gjatë 24 orëve të fundit në Brazil u regjsitruan 904 raste fatale, duke rritur bilansin e përgjithshëm të të vdekurve në 36.044, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve në vendin e dytë më të goditur në botë arriti në 676.494, pasi 2.997 njerëz të tjerë rezultuan pozitivë me COVID-19.

Në Meksikë, 341 viktima të tjera çuan numrin e vdekjeve në 13.511.

Gjithsej, 3.593 persona të tjerë rezultuan pozitivë me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, duke e ngritur numrin e përgjithshëm në 113.619, tha Ministria e Shëndetësisë.

Në gjithë botën, pandemia ka marë rreth 400 mijë jetë njerëzish, me rreth 6,9 milionë raste, ndërsa më shumë se 3 milionë njerëz janë shëruar nga sëmundja.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit