Në Amerikën Latine vazhdon të rritet numri i rasteve me COVID-19

Mos i humb

Ankara

Numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në Amerikën Latine vazhdoi të rritet sot, teksa rajoni kërkon mënyra për të frenuar pandeminë

Meksikë

Në Meksikë gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 354 vdekje lidhur me koronavirusin e ri (COVID-19

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë me 354 vdekjet e shënuara në 24 orët e fundit numri i të vdekurve si pasojë e koronavirusit është rritur në 14.053.

Ndërsa me 2.999 raste të reja është rritur në 120.102 numri i rasteve me COVID-19 në vend.

Numri i vdekjeve nga COVID-19 në Meksikë tejkaloi për herë të parë shifrën 500 më 27 maj. Në Meksikë rasti i parë me COVID-19 u regjistrua më 28 shkurt, ndërsa vdekja e parë lidhur me virusin më 19 mars.

– Peru 

Peruja raportoi 106 vdekje të reja nga COVID-19 në 24 orët e fundit, sipas zyrtarëve të shëndetësisë. 

Numri i vdekjeve u rrit në 5.571, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara u rrit me 3.181 raste në 199.696.

Së paku 89.556 njerëz janë shëruar nga virusi.  Ky vend raportoi rastin e parë më 6 mars dhe vdekjen e parë më 20 mars.

– Kolumbi

Kolumbia raportoi 49 vdekje tjera nga koronavirusi, tha Ministria e Shëndetësisë.

Numri i vdekjeve u rrit në 1.308, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara u rrit me 1.483 në 40.719. Numri i të shëruarve në këtë vend është në 16.427.

Pas shfaqjes në Kinë dhjetorin e kaluar, COVID-19 është përhapur në të gjithë globin.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit