Izraeli shemb shtëpinë e familjes palestineze me 8 fëmijë në Kuds

Mos i humb

Sipas informacioneve të marra nga burimet lokale, ekipet bashkiake izraelite shembën me makineri pune në lagjen Silvan në Kudsin Lindor shtëpinë e familjes Aisha Hijazi, e cila ishte ndërtuar 6 vite më parë.

Familja Hijazi me 8 fëmijë mbeti në rrugë vetëm me disa sende që mundën të nxirrnin nga shtëpia e tyre që iu shemb nga Izraeli me arsyetimin se është “pa leje”.

Autoritetet izraelite i njoftuan familjes Hijazi “urdhrin e shembjes” rreth 6 muaj më parë, por familja për shkak të gjendjes financiare nuk mundi të marrë një avokat dhe të dërgonte kërkesë në gjykatë.

  • Shembjet e Izraelit në Kudsin Lindor

Autoritetet izraelite nxjerrin vështirësi për lejet e ndërtimit ndaj palestinezëve në Kudsin Lindor dhe refuzojnë pothuajse të gjitha aplikimet e bëra nga palestinezët për leje ndërtimi. Ato kërcënojnë me shembjen e mijëra shtëpive të palestinezëve me arsyetimin se janë “pa leje”.

Palestinezët theksojnë se kjo praktikë e ndjekur nga bashkia nën kontrollin e Izraelit nuk ka asnjë bazë ligjore dhe se kjo është një “pjesë e politikave të Izraelit për të frikësuar dhe për të hebrenizuar qytetin”.

Bashkia izraelite shumë herë shpenzimet e shembjeve i mbledh nga personat që u shemben shtëpitë.

Burimet palestineze, theksojnë se që nga viti 1967 e deri më tani forcat izraelite kanë shembur mbi 5 mijë shtëpi të palestinezëve në Kudsin Lindor.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit