Sipas një raporti të transmetuesit kombëtar NHK, zyrtarët japonezë të shëndetësisë theksuan se nuk janë zbuluar infeksione të reja në vend, duke e mbajtur numrin e përgjithshëm në 17.223.
Rreth 712 raste shtesë ishin nga një anije lundrimi Diamond Princess, e cila u fut në Japoni këtë shkurt.
Numri i vdekjeve me COVID-19 qëndron në 932, duke përfshirë 13 nga anija.
Me 5.396 raste, kryeqyteti Tokio ishte zona më e goditur në Japoni, e ndjekur nga prefekturat Osaka dhe Kanagawa me 1.785 dhe 1.395 raste.
Zyrtarët japonezë theksuan se 209 raste me COVID-19 u zbuluan në aeroporte, përfshirë 173 persona që u kthyen nga Kina me fluturime speciale të qeverisë, sipas raportit të NHK.


