VV-ja refuzon ftesën e Hotit për “tryezën” ku do të diskutohej për dialogun me Serbinë

Mos i humb

Kreu i VV-së Albin Kurti, është ftuar nga qeveria aktuale që të diskutojë për dialogun e ardhshëm me Serbinë.

Kështu ka bërë të ditur, zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhuka përmes një postimi në Facebook.

Ai ka thënë se nuk i janë përgjigjur kësaj ftese, sepse nuk do të jenë pjesë e këtyre takimeve.

“Në selinë qendrore të Lëvizjes VETËVENDOSJE! kemi pranuar një letër para dy ditësh ku ftohej Kryetari i LVV, Albin Kurti që të diskutojë me qeverinë aktuale për dialogun e ardhshëm me Serbinë.

Një qeveri e varur dhe mundësuar nga votat e Listës Serbe dhe e formuar nga Thaçi e për të si dhe një qeveri që ia heq shtetit të Kosovës reciprocitetin me Serbinë nuk ka as kredibilitet as legjitimitet.

Prandaj ne nuk i jemi përgjigjur asaj ftese sepse nuk do të jemi pjesë të këtyre takimeve”

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit