Sipas studimit të botuar në revistën mjekësore “The Lancet”, në bazë të një vlerësimi rreth 1.7 miliardë njerëz ose 22 për qind e popullsisë globale “kanë të paktën një problem shëndetësor që i vë ata në rrezik të shtuar të një forme të rëndë të COVID-19 nëse infektohen”.
“Vlerësimet e numrit të individëve me rrezik më të madh ishin më të ndjeshme ndaj përhapjes së sëmundjeve kronike të veshkave, diabetit, sëmundjet kardiovaskulare dhe sëmundjet kronike të frymëmarrjes”, shtohet në raport.
Studiuesit theksuan se studimi u përqendrua në problemet themelore shëndetësore për të konsideruar numrin e individëve që mund të kenë nevojë të mbrohen ose vaksinohen ndërsa vazhdon të përhapet pandemia globale.
Pas shfaqjes për herë të parë dhjetorin e kaluar në qytetin kinez Wuhan, virusi është përhapur pothuajse në të gjithë botën.
Numri i të infektuarve ka arritur në mbi 8.05 milion raste globalisht, me 437.200 vdekje dhe me mbi 3.88 milionë të shëruar.


