India konfirmon se nuk ka ushtarë të zhdukur pas përleshjeve me Kinën

Mos i humb

“Sqarohet se nuk ka trupa indiane të zhdukura gjatë veprimit”, tha Ushtria e Indisë në një deklaratë të shkurtër të enjten vonë, e ndjekur e njëjta deklaratë nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Deklarata vjen pas raporteve në lidhje me lirimin e disa ushtarëve indianë, duke përfshirë dy majorë, të cilët u arrestuan nga forcat kineze gjatë një përleshjeje vdekjeprurëse të hënën në mbrëmje.

“Dhjetë pjesëtarë të ushtrisë indiane përfshirë dy majorë u liruan nga ushtria kineze të enjten në mbrëmje pas bisedimeve tre ditëshe”, njoftoi agjencia e lajmeve Press Trust of India, duke cituar zyrtarë.

Gjeneral Majori indian Abhijit Bapat dhe homologu i tij kinez u takuan për herë të tretë të enjten.

Takimet ishin pjesë e angazhimeve të vazhdueshme ushtarake për të ulur tensionet dhe për ndaluar përleshjet në kufirin e diskutueshëm. Dy oficerët e lartë ushtarakë janë takuar shtatë herë që kur filluan tensionet në fillim të majit.

Hera e fundit që ushtria kineze kishte kapur ushtarët indianë rob ishte në korrik 1962, pas një përleshjeje në luginën Galwan.

Përleshjet e fundit në kufirin Himalaian filluan më 5 maj dhe çuan në një bllokim ushtarak dhe diplomatik midis dy vendeve. Të paktën 20 ushtarë indiane u vranë në përleshjet e dhunshme që pasuan.

Mijëra ushtarë nga të dy palët janë vendosur në kampe përgjatë Linjës së kufirit që nuk është demarkuar të Kontrollit Aktual, kufirit “de fakto” midis dy vendeve.

Incidenti të hënën në mbrëmje ka ndodhur në një kohë kur po zhvillohej procesi i de-përshkallëzimit në luginë, sipas ushtrisë indiane.

Planet për ndërtimin e tempullit Ram në Ajodha u pezulluan pas vrasjes së ushtarëve indianë.

Vendi për tempullin është një tokë e diskutueshme ku Xhamia Babri, një xhami e ndërtuar nga Mughalsi, qëndroi deri në vitin 1992 kur nacionalistët hindu e shkatërruan atë duke e quajtur atë vendin e lindjes të Lordit Rama.

Në një mosmarrëveshje gati tre dekadëshe, në nëntor të vitit të kaluar, Gjykata Supreme urdhëroi që toka t’i jepej një sekti për të ndërtuar tempullin hindu.

Gjykata gjithashtu urdhëroi qeverinë të jepte tokë alternative për ndërtimin e xhamisë. 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit