Në Filipine gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 661 raste të tjera me koronavirusin e ri (COVID-19), duke e çuar numrin e përgjithshëm në 28 mijë raste, (AA).
Departamenti i Shëndetësisë në Filipine njoftoi se 14 persona të tjerë vdiqën për shkak të virusit.
Gjithsej 1.130 persona kanë humbur jetën nga COVID-19 deri më tani në shtetin ishull, ndërsa 7.378 pacientë janë shëruar dhe janë lëshuar nga spitalet.
Filipinet gjithashtu kanë raportuar 28.459 raste të konfirmuara.
Pas shfaqjes në Kinë dhjetorin e kaluar, COVID-19 është përhapur në 188 vende dhe rajone, ndërsa SHBA, Brazili dhe Rusia janë vendet më të goditura.


