Në rajonin Mare në veri të Sirisë, humb jetën një fëmijë si pasojë e shpërthimit të një mine të vendosur nga organizata terroriste YPG/PKK.
Njoftohet se një nga fëmijët të cilët kishin dalë për të kullotur bagëtitë e tyre në rajonin Mare në veri të vendit humbi jetën pasi shkeli mbi minë.
Fëmija në fjalë humbi jetën si pasojë e shpërthimit në fshatin Sunbul që ndodhet në vijën e frontit të organizatës terroriste YPG/PKK me Ushtrinë Kombëtare Siriane (SNA).
Pavarësisht se në zonat nën kontrollin e SNA kryhen kërkime, minat e vendosura shkaktojnë dëmtimin e shumë civilëve. Edhe në rajonin Bab dje humbën jetën dy fëmijë si pasojë e shpërthimit të një mine të vjetër të vendosur nga organizata terroriste DEASH.