Një vlerësim fillestar i bërë javë pas bërjes të detyrueshme të vënies së maskës në transportin publik tregon se praktikisht të gjithë udhëtarët në Zvicër janë duke respektuar rregullin.
Kompanitë e transportit, duke filluar nga ato hekurudhore, të autobusëve dhe anijeve, shprehen të gjitha të kënaqura me displinën e treguar nga klientët e tyre.
Vetëm vendosja e maskave nga udhëtarët në kuvertat e zbuluara të anijeve shkakton debate.
“Nga këndvështrimi i SBB, bilanci për bartjen e maskave është jashtëzakonisht pozitiv: praktikisht të gjithë pasagjerët e trenit ndjekin detyrimin për të vendosur maska kur udhëtojnë me tren”, ka thënë Martin Meier, zëdhënës i SBB, i pyetur nga agjencia e lajmeve Keystone-SDA.
Në rastet kur pasagjerët nuk mbajnë maskë, ata i vendosin ato pasi që udhëzohen nga stafi ose spontanisht marrin një maskë nga udhëtarët e tjerë, ka thënë më tutje Meier.
Kompania nuk ka bërë ndonjë llogari se sa shpesh i është dashur SBB-së të ndërhynte në rast mosrespektimi të këtij detyrimi.
Po ashtu edhe kompania e udhëtimit me autobusë, Postauto është e kënaqur me zbatimin e rregullit të ri.
Detyrimi për maskë është përmbushur shumë mirë që në fillim, thonë Postbus. Vetëm deri në rreth pesë për qind e udhëtarëve kanë udhëtuar pa maska.
Bernmobil, ashtu si dhe Autoriteti i Transportit Publik në Cyrih (VBZ), kanë shprehur vlerësime të ngjashme pozitive.


