Të gjithë udhëtarët në trenat e Zvicrës mbajnë maska

Mos i humb

Një vlerësim fillestar i bërë javë pas bërjes të detyrueshme të vënies së maskës në transportin publik tregon se praktikisht të gjithë udhëtarët në Zvicër janë duke respektuar rregullin.

Kompanitë e transportit, duke filluar nga ato hekurudhore, të autobusëve dhe anijeve, shprehen të gjitha të kënaqura me displinën e treguar nga klientët e tyre.

Vetëm vendosja e maskave nga udhëtarët në kuvertat e zbuluara të anijeve shkakton debate.

“Nga këndvështrimi i SBB, bilanci për bartjen e maskave është jashtëzakonisht pozitiv: praktikisht të gjithë pasagjerët e trenit ndjekin detyrimin për të vendosur maska kur udhëtojnë ​​me tren”, ka thënë Martin Meier, zëdhënës i SBB, i pyetur nga agjencia e lajmeve Keystone-SDA.

Në rastet kur pasagjerët nuk mbajnë maskë, ata i vendosin ato pasi që udhëzohen nga stafi ose spontanisht marrin një maskë nga udhëtarët e tjerë, ka thënë më tutje Meier.

Kompania nuk ka bërë ndonjë llogari se sa shpesh i është dashur SBB-së të ndërhynte në rast mosrespektimi të këtij detyrimi.

Po ashtu edhe kompania e udhëtimit me autobusë, Postauto është e kënaqur me zbatimin e rregullit të ri.

Detyrimi për maskë është përmbushur shumë mirë që në fillim, thonë Postbus. Vetëm deri në rreth pesë për qind e udhëtarëve kanë udhëtuar pa maska.

Bernmobil, ashtu si dhe Autoriteti i Transportit Publik në Cyrih (VBZ), kanë shprehur vlerësime të ngjashme pozitive.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit