Policia përdor dronë për të zbuluar nudistët

Mos i humb

Policia pranë Minneapolis përdori drone javën e kaluar për të kontrolluar nëse plazhistët që kishin dalë buzë liqenit po shkelnin ligjin duke qëndruar aty  lakuriq apo topless. Departamenti lokal i policies sqaroi se janë përdorur pajisje vëzhgimi të teknologjisë së lartë në Liqenin Twin Lake për shkak të ankesave të shumta nga publiku.

“ Gjëra të tilla ndodhin atje prej dekadash. Kur thirret policia, do të thotë se dikush është ankuar”, tha për CNN drejtoresha e komunikimeve të qytetit Cheryl Weiler.

Plazhi disi i izoluar konsiderohet gjerësisht “një vend i sigurt për të qenë sa më rehat”. Sipas forcave të rendit, përdorimi i dronëve “nuk do të ishte shumë ndryshe nga një kamera sigurie e vendosur në një ambjent publik në një zonë me krime të larta”. Pamjet e dronëve do të jenë të aksesueshme vetëm nga një staf i vogël brenda departamentit dhe do të përdoren thjesht për dokumentacion, mbledhje provash dhe ndjekje penale nëse do të jetë e nevojshme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit