Njëjtë si në Itali edhe Portugalia hap dyert për nxënësit. Maskat janë të detyrueshme për fëmijët mbi 11 vjeç, distanca fizike po ashtu.
Krahas Italisë e Portugalisë, mësimi ka nisur më parë edhe në Francë, Spanjë, Gjermani dhe Britani të Madhe.
Në Spanjë, përdorimi i maskave është i detyrueshëm për fëmijët mbi 6 vjeç dhe duhet të përdoren edhe gjatë transportit. Ndërkohë qëçdo mëngjes nxënësve dhe mësuesve do tu kontrollohet temperatura.
Në Francë, sipas udhëzimeve, të gjithë duhet të mbajnë maska e të respektojnë distancën 1 metër.
Maskat mbahen nga fëmijët mbi moshën 11 vjeçare, por vetëm pas javës së parë janë mbyllur 32 shkolla, për shkak të infektimit me Covid-19. Ndërsa në Greqi pritet të nis viti i ri shkollor, ku mbajtja e maskës është e detyrueshme qoftë për mësuesit, por edhe për fëmijët që shkojnë në kopsht.
Në disa zona, autoritetet lokale kanë ndërmarrë masa shtesë duke instaluar xhama peçikllazi për të ndarë bankat.