TURQI-Ministria e Jashtme turke deklaroi se kthimi i anijes ‘Oruc Reis’ në portin e Antalias u bë për arsye “mirëmbajtjeje dhe për furnizime”. Ai theksoi se largimi nuk është bërë si një arsye që situata në Mesdhe të qetësohet.
Kthimi i Oruc Reisit në Antalia këtë fundjavë është interpretuar si tregues se Ankaraja është e përgatitur për t’u angazhuar në bisedime me Athinën, çka ngjalli reagimin e shpejtë të kryeministrit grek, Kyriakosh Mitsotakis, i cili u shpreh i gatshëm për të diskutuar konfliktin me palën turke.
Tërheqjen e anijes, ai e përshkroi si një hap të parë pozitiv përpara dhe si shenjë që tregon se mund të ulen në tryezën e negocjatave. Por ndërkohë ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu deklaroi dhe ai se vendi i vet nuk është tërhequr nga misioni ne Mesdheun Lindor.