Vazhdon saga e infektimeve në shkollën e mesme “Siri Shapllo” në Gjirokastër.
Një tjetër nxënëse e klasës X ka rezultuar pozitive duke detyruar mbylljen e klasës, tamponimin e nxënësve dhe mësuesve.
Ndërkohë në Qarkun e Gjirokastrës janë regjistruar edhe 6 raste të reja me Covid-19 nëpër institucione të tjera shtetërore. 2 prej tyre mësohet se janë punonjës në Doganën e Kakavijës.