Omani sot regjistroi 10 viktima si pasojë e koronavirusit (COVID-19) ndërsa Katari konfirmoi një vdekje nga pandemia.
Ministria e Shëndetësisë së Omanit tha se 628 raste të reja u zbuluan, duke e çuar numrin përgjithshëm në 95.339 raste të konfirmuara, përfshirë 875 vdekje dhe 86.482 të shëruar.
Ministria e Shëndetësisë në Katar tha se numri i të viktimave në vend u rrit në 212 pasi u regjistrua një vdekje lidhur me virusin ndërsa rastet e përgjithshme u rritën në 124.175 pasi u regjistruan edhe 258 raste të reja.
Në të gjithë botën COVID-19 ka marrë jetën e 971.000 personave.
SHBA, India dhe Brazili janë aktualisht vendet më të goditura.