Ministri i Punëve të Jashtme në Gjermani, Heiko Mass është vetëizoluar pasi një anëtar i stafit të tij të sigurisë ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
Këtë e ka bërë të ditur vetë ministria me anë të një deklarate ku thotë:
“Ministri i Jashtëm Maas u vetëkarantinua pasi një anëtar i ekipit të tij të mbrojtjes personale ishte infektuar me COVID-19”.
Ndërkohë Mass ka bërë testin e Covidit dhe përgjigja ka rezultuar negative.
Politikani 54-vjeçar është detyruar që të anulojë agjendën e tij dhe udhëtimet e planfiikuara.
Ditën e hënë, ishte në Bruksel për bisedime me homologët e tij të BE, si dhe një takim me udhëheqësin e opozitës ne Bjellorusi, Sviatlana Tsikhanouskaya.
Në rast se do të rezultonte pozitiv, paniku do të ishte i madh edhe tek zyrtarët e huaj.