Është rritur në 22 numri i personave që humbën jetën si pasojë e shembjes së një kishe në rajonin lindor të Ganës.
Koordinatori i Organizatës Kombëtare për Menaxhimin e Katastrofave (NADMO), Agyemang Prempeh tha se kanë gjetur edhe 4 trupa të pajetë nën rrënoja gjatë punimeve për kërkim dhe shpëtim në kishën me 6 kate që është shembur në zonën Manso Akroso në rajonin lindor.
Prempeh tha se është rritur në 22 numri i personave që kanë humbur jetën ndërsa janë shpëtuar 8 persona të tjerë.
Sipas tij, ekipet e NADMO-s po vazhdojnë punimet e kërkim-shpëtimit.
Pretendohet se gjatë fatkeqësisë në kishë ndodheshin mbi 60 persona.