Drejtuesja e Prokurorisë së Pogradecit, Dorina Bejko është konfirmuar në detyrë nga KPK.
Raportohet se Bejko të premten u njoh me gjetjet e KPK për rivlerësimin kalimtar ku u konstatuan disa pasaktësi dhe mospërputhje për likuiditetet dhe burimin e disa pasurive.
Nga ana tjetër ajo është vlerësuar pozitivisht për figurën dhe profesionalizmin e treguar në detyrë si prokurore dhe këtë të hënë është konfirmuar në detyrë nga KPK.