Operacion ndërkombëtar ”Bosfori’, sekuestrohen 1 mijë e 776 armë ilegale nga Turqia, mes 24 vendeve europiane kontrolle edhe në Shqipëri

Mos i humb

EUROPOL ka organizuar një operacion ndërkombëtar të quajtur ”Bosfori” ku është goditur trafiku ilegal i armëve të prodhuar në Turqi.

Në total janë sekuestruar 1 mijë e 776 armë teksa operacioni është shtrirë në 24 vendeve europiane, përfshirë Shqipërinë dhe ka zgjatur nga 2 nëntori në 11 nëntor.

EUROPOL informon se kontrolle të shumta ka pasur në Shqipëri, Greqi, Portugali e Rumani ku janë kontrolluar plot 81 shtëpi të dyshuara se depozitonin këto armë ilegale.

REZULTATET E OPERACIONIT

11 arrestime;
191 armë zjarri;
3 mijë 714 gëzhoja municioni;
sasi të vogla të drogës përfshirë kanabis dhe kokainë;
paketat e cigareve të stampuara;
1 automjet;
164 copë piroteknikë;
dokumente false të identitetit.

1 mijë e 585 armë shtesë

VENDET QË U PËRFSHINË NË OPERACION

Shqipëri, Belgjikë, Bullgari, Kroaci, Qipro, Republika Çeke, Danimarka, Estonia, Franca, Gjermania, Greqi, Hungari, Letoni, Lituania, Luksemburg, Holanda, Maqedonia e Veriut, Norvegji, Poloni, Portugail, Rumania, Spanja, Suedia dhe Britania.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit