Garda Revolucionare e Iranit (IRGC) bëri të ditur sot se në një operacion inteligjence brenda territorit të Pakistanit ka liruar dy ushtarë, raporton (AA).
“Një operacion i suksesshëm u krye të martën e kaluar në mbrëmje për të shpëtuar dy roje kufitare të rrëmbyer të cilët u morën peng nga organizata Jaish ul-Adl dy vjet e gjysmë më parë”, tha IRGC në një deklaratë.
Sipas deklaratës, ushtarët u transferuan me sukses në Iran.
Më 16 tetor të vitit 2018, organizata Jaish ul-Adl rrëmbeu 12 roje të IRGC-së në territorin pakistanez në qytetin Merkava në provincën Sistan dhe Baluchestan, në kufirin midis dy vendeve.

Zyrtarët ushtarakë formuan një komitet të përbashkët midis Teheranit dhe Islamabadit për të liruar rojet e rrëmbyera.
Pesë nga ushtarët u lanë të lirë më 15 nëntor të vitit 2018 dhe katër ushtarë iranianë u shpëtuan nga ushtria pakistaneze më 21 mars të vitit 2019.
Organizata Jaish ul-Adl, të cilën Teherani e shpalli organizatë terroriste, zhvillon një luftë të armatosur kundër qeverisë iraniane, duke thënë se mbron të drejtat e sunitëve të Baloch-ut në Iran.


