Turqia dhe Gjermania do të ndërmarrin “hapa konkrete” në mbrojtje dhe siguri

Mos i humb

Ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar, ka deklaruar se Turqia dhe Gjermania në ditët e ardhshme do të ndërmarrin hapa konkrete në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë, raporton (AA).

Komentet e ministrit Akar vijnë një ditë pas takimit të tij në Berlin me ministren gjermane të Mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbauer.

Duke theksuar se takimi me Kramp-Karrenbauer ishte “shumë konstruktiv”, Akar tha se, “Me shumë kënaqësi vërejtëm se ndajmë mendime të ngjashme për shumë çështje. Unë pohoj se në ditët e ardhshme si rezultat i këtij takimi do të ndërmerren disa hapa konkrete, veçanërisht në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë”.

Akar theksoi se Gjermania është ndër aleatët dhe partnerët më të rëndësishëm të Turqisë në sigurinë dhe politikën e Evropës, NATO, si dhe në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Këshillin e Evropës dhe në institucionet ekonomike.

“Presim që së shpejti punimet tona të sjellin rezultate pozitive. Duke marrë parasysh takimet midis presidentit tonë dhe kancelares Angela Merkel, unë supozoj se do të mundet të kryhet një punë më konstruktive, më pozitive dhe më produktive”, shtoi Akar.

Më tej, ai tha se Turqia deri më tani ka përmbushur të gjitha përgjegjësitë e saj dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë.

“Për të gjithë është e njohur se Turqia është një nga anëtarët e shquar të NATO-s për sa i përket unitetit, operacioneve, stërvitjeve dhe mbështetjes financiare. Prandaj, marrëdhëniet tona me NATO janë shumë konstruktive dhe të plotësuara mirë”, theksoi ministri turk.

Akar po ashtu tha se negociatat me Greqinë në Mesdheun Lindor dhe Egje pritet të jenë më produktive në ditët në vijim.

Ai tha se deri më tani gjithsej tetë takime janë mbajtur me Greqinë dhe se Turqia pret që Greqia të jetë “më e përfshirë” në takimet e ardhshme.

“Shpresojmë të dalim me zgjidhje paqësore përmes këtyre negociatave për problemet midis Greqisë dhe Turqisë. Ne duam që të gjithë ta dinë se ne jemi të gatshëm të japim kontributet e nevojshme për zgjidhjen e çështjeve”, tha Akar.

Duke theksuar se Turqia me anijet e saj të shpimit deri më tani nuk ka bërë asgjë përveç studimeve teknike dhe shkencore, Akar tha se, “Ne shmangim çdo qëndrim dhe veprim që mund të ndikojë negativisht në marrëdhëniet midis dy vendeve. Nga ana tjetër, ne kemi të drejta të përcaktuara”.

Duke kujtuar të gjitha palët e treta që të shohin çështjen me objektivitet, shefi i mbrojtjes turke tha se, “Ne shohim se Gjermania ka qenë konsistente dhe parimore sa ka mundur. Shpresojmë që kjo qasje të japë shembull për vendet tjera të BE-së dhe NATO-s”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit