Rusia do të fillojë sërish fluturimet ndërkombëtare me Azerbajxhanin dhe Armeninë që u pezulluan në kuadrin e masave kundër koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton (AA).
Sipas vendimit të publikuar në faqen e internetit të qeverisë së Rusisë, transporti ajror ndërkombëtar mes Rusisë me Azerbajxhanin dhe Armeninë do të fillojë sërish që nga data 15 shkurt.

Në kuadër të vendimit, mes Moskës dhe Bakusë do të mund të realizohen dy fluturime në javë dhe mes Moskës dhe Jerevanit katër fluturime në javë.


